Vasseur e mban Ferrarin me “këmbë në tokë”
V

Vasseur e mban Ferrarin me “këmbë në tokë”

Ferrari po mban një profil të ulët këtë moment, në prag të fillimit të sezonit të ri në Formula 1, por të mos rënë në grackën e zhgënjimit të një viti më parë. “Kokëkuqja” po përgatitet për garën e parë sezonale në Australi me shpresën për fitore pas paraqitjes së mirë në testet dimërore.

Drejtori i ekipit të Ferrari, Frederic Vasseur, tha: “Testet e Bahreinit na lejuan të përfundonim një numër të mirë kilometrash dhe të mblidhnim të dhëna të vlefshme për të përmirësuar kuptimin tonë të makinës SF-26. Ne punuam metodikisht në disa fusha kyçe dhe mblodhëm shumë informacione të dobishme”.

“Kushtet e testimit nuk janë kurrë plotësisht përfaqësuese dhe Melburni do të jetë mundësia e parë e vërtetë për të vlerësuar konkurrueshmërinë tonë krahasuar me rivalët tanë. Si  gjithmonë, në fillim të sezonit ka shumë të panjohura: do t’i qasemi fundjavës me fokus dhe përulësi”, tha Vasseur.

TË FUNDIT