Vasseur paralajmëron rivalët para garës në Majami
V

Vasseur paralajmëron rivalët para garës në Majami

Në tri garat e para të këtij sezoni, Ferrari ka arritur tri vende të treta, dy me Charles Leclerc (Australi dhe Japoni) dhe një me Lewis Hamilton (Kinë). Ekipi i Maranello është i dyti midis konstruktorëve me 90 pikë, 45 pikë pas Mercedes, ekipit dominues në këtë fazë fillestare të kampionatit.

Pushimi i prillit, i shkaktuar nga anulimi i garave që duhej të zhvilloheshin në Bahrein dhe Arabinë Saudite, do t’u lejojë ekipeve të përsosin përditësimet e nevojshme për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Edhe te Ferrari janë duke pritur me padurim përditësimet për garën tjetër në Majami.

Në Shangai, drejtori i ekipit të Ferrari, Frederic Vasseur, kishte theksuar se “kokëkuqja” është e vendosur të rishikojë dhe përmirësojë SF-26. Madje ai bëri thirrje për një “paketë e gjysmë” zhvillimesh për garën e parë në maj.

Duke folur për Sky Sport, Vasseur shpjegoi: “Mos i keqkuptoni deklaratat e mia. Të gjithë do të kenë përditësime dhe do të modifikojnë makinat e tyre. Gjithçka do të ndryshojë në Majemi. Pas një muaji pushim do të jetë një sezon i ri”.

“Në garat e para, nuk dhamë gjithçka, pjesërisht për shkak të kufizimit të buxhetit. Që tani e tutje, të gjithë do të shtyjnë deri në maksimum. Gjëja më e  rëndësishme do të jetë aftësia e ekipeve për të futur përditësime të reja“, deklaroi Vasseur.

TË FUNDIT