Vauxhall ka zbuluar konceptin Corsa GSE Vision Gran Turismo, një supermakinë elektrike me 789 kuaj fuqi, ndërtuar për lojën Gran Turismo, por me ndikim të qartë në modelin e ardhshëm Corsa Mk7 që pritet të lançohet në vitin 2026.
E ndërtuar mbi platformën e re STLA Small të Stellantis, koncepti tregon drejtimin e ri të markës për performancën elektrike dhe dizajnin futuristik. Me një peshë ultra të ulët prej 1170 kg dhe një shpejtësi nga 0-100 km/h në vetëm 2.0 sekonda, kjo makinë elektrike është më e shpejtë edhe se një Bugatti Chiron të paktën në botën virtuale të lojës, shkruan Autocar, transmeton AutoPortali.
Shefi i dizajnit të Vauxhall, Mark Adams, konfirmoi se ky koncept përfaqëson një vizion të afërt të asaj që do të ofrojë gjenerata e re Corsa dhe nën-markës sportive GSE, duke premtuar modele më tërheqëse dhe më të fuqishme për një audiencë të re.
Pavarësisht se është një koncept virtual, shumë prej elementëve të dizajnit dhe teknologjisë janë realisht të zbatueshëm në modelet e ardhshme të prodhimit.




