Vëllaznimi nënshkruan me ish-basketbollistin e Trepçës, Andrew Gordon
V

Vëllaznimi nënshkruan me ish-basketbollistin e Trepçës, Andrew Gordon

Vëllaznimi nënshkruan me ish-basketbollistin e Trepçës, Andrew Gordon

Basketbollisti amerikan, Andrew Gordon është rikthyer në basketbollin kosovar, kësaj radhe duke u bërë pjesë e skuadrës së Vëllaznimit.

Lojtari 207 centimetra i gjatë është emër i njohur për tifozët vendorë, falë paraqitjeve të shkëlqyera në të kaluarën me Trepçën.

Gordon ishte pjesë e Trepçës për dy edicione, periudhë në të cilën fitoi trofe dhe u shndërrua në një nga qendrat më dominante në basketbollin kosovar.

Rikthimi i tij pritet t’i japë forcë të madhe repartit të brendshëm të Vëllaznimit në vazhdim të sezonit.

Gjatë karrierës së tij, amerikani ka luajtur edhe në kampionate të ndryshme evropiane dhe jashtë tyre, përfshirë Bullgarinë, Uruguain, si dhe së fundmi në Britani të Madhe me skuadrën Caledonia Gladiators.

Në nivel kolegjal, Gordon ka qenë pjesë e universiteteve të njohura amerikane, West Virginia Mountaineers dhe Louisiana Tech Bulldogs, duke ndërtuar një karrierë solide para se të kalonte në basketbollin profesionist./AutoPortali

TË FUNDIT