Vendimi për garat në Bahrein e Arabinë Saudite, jo më larg se 20 marsi
V

Vendimi për garat në Bahrein e Arabinë Saudite, jo më larg se 20 marsi

Përshkallëzimi i luftës në Lindjen e Mesme ka prekur dy vende që supozohej të organizonin dy nga garat e Kampionatit Botëror të Formula 1 në prill: Bahrein dhe Arabinë Saudite.

Dy garat, të planifikuara respektivisht më 12 dhe 19 prill, janë padyshim në rrezik të madh edhe pse zyrtarët e F1 po vazhdojnë me shumë kujdes në deklaratat e tyre. “Sky Sports UK” ka shpjeguar se një vendim për Çmimin e Madh të Bahreinit dhe Arabisë Saudite do të merret “jo më vonë se 20 marsi”.

Dhe, edhe më e rëndësishmja, dy garat nuk do të  zëvendësohen dhe Kampionati Botëror do të reduktohet nga 24 në 22 gara. Portimao dhe Imola u konsideruan si  alternativa të mundshme, por koha në dispozicion për organizimin e dy garave në këto dy pista është e shkurtër për t’i përfshirë ato në kalendarin e vitit 2026.

Anulimi i mundshëm i dy garave do të krijojë kështu një boshllëk prej pesë javësh midis garës së tretë në Japoni (29 mars) dhe asaj të radhës në Miami (3 maj). Stefano Domenicali, president i Formula 1, shpjegoi: “Qasja jonë është e orientuar drejt sigurisë së të gjithë palëve të interesuara”.

“Nuk duam të bëjmë asnjë deklaratë sot sepse situata po evoluon dhe kemi kohë për të marrë vendimin e duhur, dhe do ta marrim së bashku. Kjo javë nuk ka qenë e lehtë. Kishim rezervuar shumë fluturime në të gjithë Lindjen e Mesme dhe na u desh të riplanifikonim gjithçka“, tha Domenicali.

TË FUNDIT