Anëtari i Monacos, basketbollisti amerikan Mike James ka shkruar historinë e Euroligë. Ai është bërë lojtari që ka shënuar më së shumti pikë në turneun më të rëndësishëm evropian të basketbollit.
Falë 20 pikëve që basketbollisti i Monaco realizoi ndaj Crvena Zvezda në ndeshjen e fundit (98-80 për francezët), ai arriti kuotën e 4,464 pikëve në total, në 271 ndeshje që ka luajtur në Euroligë.
Mike James theu rekordin që mbahej nga Spanoulis, duke lënë pas edhe mjaft yje të tjerë të basketbollit europian si Navarro, Llull e De Colo.
33-vjeçari amerikan ka luajtur edhe në NBA me Phoenix, New Orleans dhe Brooklyn.
James luan me Monaco që prej tre sezonesh, ndërkohë që në Euroleague është aktivizuar edhe me skuadra të tjera si Baskonia Gasteiz, Panathinaikos, Olimpia Milano e CSKA Moskë.
💦😁🚿#RocaTeam #EveryGameMatters pic.twitter.com/O05QyrMPN1
— AS Monaco Basket 🇲🇨 (@ASMonaco_Basket) March 7, 2024



