Kampionët mund të njihen menjëherë. Sidomos në Formula 1, ku pilotët i njohin përmendësh pikat e forta dhe të dobëta të rivalëve të tyre, në shumë raste duke garuar me ta që nga ditët e kartingut.
Max Verstappen, tri herë kampioni i botës, e di mirë se si ky sport mund të të japë aq sa mund të të heqë, pavarësisht nga cilësitë e tua të drejtimit. Prandaj, ai e di se pas tij ka pilotë që meritojnë një titull, si Charles Leclerc dhe Lando Norris.
Për DAZN, piloti holandez tha: “Vë bast një darkë se Charles dhe Lando do të bëhen kampionë bote në të ardhmen. I pari do të jetë Leclerc, por edhe Norris e meriton. Në fakt, ka shumë pilotë për t’u përmendur”.

Ky vit ka sjellë shumë rivalitet në Formula 1 dhe Norris (McLaren) e Leclerc (Ferrari) janë ata që kanë fituar këtë vit (bashkë me Carlos Sainz). Ndaj dhe Verstappen mendon se ata do të arrijnë ta mposhtin një ditë.



