Verstappen “dorëzohet” para Mercedesit e Ferrarit
V

Verstappen “dorëzohet” para Mercedesit e Ferrarit

Max Verstappen e nisi vitin 2026 me një problem teknik në provat zyrtare të ditës së shtunë në garën e zhvilluar në Melburn. Një problem që e detyroi 4 herë kampionin e botës në Formula 1 të nisej nga vendet e fundit.

Kampioni holandez i Red Bull rikuperoi 13 pozicione, duke e përfunduar garën në vendin e gjashtë. Gjithsesi, ai theksoi se edhe nëse do ta kishte nisur garën në një pozicion më të mirë, nuk mund të kishte synuar më lart se vendi i pestë.

“Tani për tani, diferenca me Mercedes dhe Ferrari është mjaft e konsiderueshme”, tha Verstappen në konferencën për shtyp para garës që zhvillohet këtë fundjavë në Kinë.

“Në Australi, nëse do të kisha filluar më mirë, mund të kisha qenë në gjendje të përfundoja i pesti, por jo më lart. Mendoj se patjetër që mund të përmirësohemi, por duhet të punojmë në disa gjëra, duke filluar me degradimin e gomave”, tha Verstappen.

Holandezi vlerësoi performancën e shokut të tij të skuadrës Isaac Hadjar në Melburn: “Ai nisi shumë mirë sezonin në kualifikuese, por fatkeqësisht duhej të tërhiqej në garë. Por, në Australi ai ishte mes më të mirëve, pikërisht ajo që na duhej si ekip”.

TË FUNDIT