Kampioni aktual në Formula 1, Max Verstappen e ka nisur në mënyrën më të mire edhe kampionatin e ri. Ai sot ka fituar në garën e parë sezonale, e zhvilluar në pistën e Sakhir të Bahreinit.
Verstappen e dominoi garën që e nisi nga “pole” dhe e mbylli atë i shkëputur ndjeshëm nga rivalët, duke mos e dorëzuar asnjëherë vendin e pare dhe duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Sergio Perez, me 20 sekonda më pas. Në podium u ngjit edhe spannjolli i Ferrarit, Carlos Sainz, që bëri një garë të mirë, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës Charles Leclerc (i katërti).
Gara e sotme konfirmoi edhe një herë dominimin e makinës Red Bull, ndjeshëm më superior se rivalët, duke zënë dy vendet e para me të dy pilotët e saj. Më pas u rendit Ferrari me të dyja makinat e saj, por “kokëkuqja” nuk ishte mjaftueshëm e shpejtë sa të rivalizonte Red Bull.
Renditja e 10 të parëve:
1.Max Verstappen (Red Bull)
2.Sergio Perez (Red Bull)
3.Carlos Sainz (Ferrari)
4.Chalres Leclerc (Ferrari)
5. George Russell (Mercedes)
6.Lando Norris (McLaren)
7.Lewis Hamilton (Mercedes)
8.Oscar Piastri (McLaren)
9.Fernando Alonso (Aston Martin)
10.Lance Stroll (Aston Martin)