Verstappen fiton në Austin dhe ndez luftën për titull
V

Verstappen fiton në Austin dhe ndez luftën për titull

Max Verstappen me Red Bull fitoi sot garën e Çmimit të Madh të Amerikës në Formula 1, duke ngushtuar edhe më shumë diferencën me dy pilotët e McLaren (40 pikë pas kryesuesit).

Një garë e mirë e katër herë kampionit të botës, që dominoi në pistën e Austin nga xhiro e parë deri tek e fundit.

Në vendin e dytë u rendit piloti britanik Lando Norris me McLaren, që pesë xhiro para fundit arriti të parakalojë Charles Leclerc me Ferrari, që u rendit në vendin e tretë.

Një rikthim në podium ky për “kokëkuqen”, që synonte më shumë, por duhet të kënaqet me vendin e tretë.

Paraqitja e mirë e “kokëkuqes” në këtë pistë kompletohet me Lewis Hamilton. Piloti britanik u rendit në vendin e katërt, por pa arritur dot në podium. Gjithsesi, makina italiane arrin të pozicionojë dy pilotë në “top-5”, duke dueluar me Mercedes në garën për vendin e dytë për konstruktorë.

Max Verstappen deals McLaren another blow with dominant US GP victory |  RacingNews365

Kryesuesi i Botërorit, australiani Oscar Piastri, u klasifikua në vendin e pestë, por tashmë është vetëm 14 pikë para shokut të tij të skuadrës në renditje. Gjithsesi, McLaren u duk në vështirësi në këtë garë, duke mos synuar dot fitoren. Ndërkohë që, pas tyre kërcënon Verstappen, që synon titullin.

Edhe Mercedes nuk ishte në një ditë të mirë, me George Russell që u rendit në vendin e gjashtë. Ndërsa Kimi Antonelli, si pasojë e një aksidenti, u klasifikua i 13-ti. Në “top-10” u renditën edhe Tsunoda (vendi 7), Hulkenberg (vendi 8), Berman (vendi 9) dhe Alonso (vendi 10).

TË FUNDIT