Verstappen i (pa)kënaqur me garën në Meksikë
V

Verstappen i (pa)kënaqur me garën në Meksikë

Max Verstappen vazhdoi serinë e tij të ngjitjeve në podium në garën e fundit të zhvilluar në Meksikë, ku u rendit i treti. Rezultati i tij në pistën e “Hermanos Rodriguez” është më i “dobëti” në gjashtë garat e fundit (tri fitore: Monza, Baku dhe Austin si dhe dy vendet e dyta: Zandvoort e Singapor).

Por, duke pasur parasysh se ai nisi nga pestë garën, rikuperimi i dy vendeve është një rezultat pozitiv për pilotin e Red Bull. Pa “makinën virtuale të sigurisë” në dy xhirot e fundit, Verstappen mund të kishte sulmuar Charles Leclerc, duke pasur një shans të mirë për të siguruar edhe vendin e dytë.

Max Verstappen tani është 36 pikë prapa Lando Norris, që fitoi atë garë dhe mori kreun e renditjes, me 1 pikë më shumë se Oscar Piastri. Holandezi nuk beson se katër pikët që fitoi ndaj australianit në renditje mund të konsiderohen një sukses.

“A fitova katër pikë në kryesimin e kampionatit? Jo, humba 10 ndaj Norris. Për të pasur një shans për të konfirmuar titullin tim duhet të jemi perfektë dhe nuk ishim këtu”, deklaroi Verstappen.

Më tej, ai komentoi: “Shpresoj të mos hasim një situatë tjetër të dukshme vështirësie si ajo që patëm në Meksikë në garat e ardhshme. Tani do të shohim se çfarë mund të bëjmë më tej”.

TË FUNDIT