Edhe pse bëri një rikuperim fantastik në gjysmën e dytë të sezonit, duke rikuperuar një disvantazh prej 100 pikësh, Max Verstappen nuk ia doli dot mbanë të shpallej kampion bote në Formula 1.
Triumfi në Abu Dhabi nuk mjaftoi për pilotin holandez të Red Bull, që për 2 pikë dorëzoi titullin te Lando Norris me McLaren, që të dielën u klasifikua i treti.
Pas garës, Vertappen komentoi këtë rezultat.
“Urime djema. Mënyra se si luftuam në gjysmën e dytë të sezonit ishte mjaft e mirë, mund të jemi vërtet, vërtet krenarë për këtë“, tha Verstappen pas garës.
Më tej, holandezi shtoi: “Mos u zhgënjeni shumë. Definitivisht nuk jam i zhgënjyer. Jam vërtet krenar për të gjithë që nuk u dorëzuan”.



