Verstappen rrezikon skualifikimin, përgjigja e tij është e (pa)pritur
V

Verstappen rrezikon skualifikimin, përgjigja e tij është e (pa)pritur

Max Verstappen rrezikon të skualifikohet nga Çmimi i Madh i Kanadasë, pasi i duhet vetëm edhe një pikë ndëshkimi në superlicencë për të humbur një garë. Pas incidentit me George Russell në Spanjë, ai mori tre pikë penalizim dhe tani ndodhet në kuotën 11.

Nëse merr edhe një pikë tjetër para fundit të tetorit, do të pezullohet automatikisht për një garë,  një rrezik që mund ta godasë edhe në garën e Red Bull në Austri. Megjithatë, Verstappen nuk ka ndërmend të ndryshojë stilin e tij: “Do të garoj siç dua. Nuk jam këtu për të hequr dorë”, tha ai në Montreal.

Aktualisht, holandezi ndodhet 49 pikë pas liderit të kampionatit, Oscar Piastri, por mbetet i vendosur: “Nuk kam ndërmend të tërhiqem. Kam besim te vetja”.

TË FUNDIT