Verstappen tregon ndjesitë e garës së parë
V

Verstappen tregon ndjesitë e garës së parë

Piloti i Red Bull, Max Verstappen, ka thënë se gara në Bahrein, e para e kampionatit të sivjetmë, ka shkuar më mirë sesa kishte pritur.

“E pabesueshme. Mendoj që sot shkoi më mirë sesa kam pritur. Ishte bukur të ngasësh këtë bolid. Patëm ritëm të mirë dhe ishte kënaqësi derisa gjendesha në garë. Është nismë e shkëlqyeshme e kampionatit dhe nuk mund të ishte më mirë”, ka thënë Verstappen pas fitores.

Kampioni i trefishtë radhazi u nis nga ‘pole position’, udhëhoqi gjatë gjithë garës dhe sot e shënoi fitoren e 55-të në karrierë.

“Ishte argëtuese dhe ndihesha shumë mirë në bolid. Ditët e tilla janë të veçanta, pasi nuk ndodh shpesh që gjithçka të jetë e përkryer, kur ndihesh një me bolidin”, ka shtuar piloti holandez.

Gara e radhës mbahet pas shtatë ditësh në Arabinë Saudite.

“Kampionati është i gjatë dhe është bukur që jemi këtu. Do të pushoj disa ditë dhe nisim nga fillimi”, është shprehur Verstappen.

 

TË FUNDIT