Vetaksidenti tek “rrethi i Kijevës”, Policia jep detaje
V

Vetaksidenti tek “rrethi i Kijevës”, Policia jep detaje

Të mërkurën ka ndodhur një vetaksident tek vendi i njohur si ‘rrethi i Kijevës’ në fshatin Stapanicë të Malishevës.

Rastin për AutoPortali e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

Sipas saj, me të marrë informacionin, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

“Sot me datë 2 korrik 2025 përmes rrjeteve sociale kemi pranuar një informatë që lidhet me një vetaksident në fshatin “Stapanicë” në magjistralen Klinë-Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njesitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht rasti është në fazën fillestare të hetimeve me qëllim të identifikimit të automjetit dhe personit përgjegjës në menyrë që të merren masat e nevojshme ligjore”.

Aksident trafiku në Kijevë të Malishevës

TË FUNDIT