Volkswagen prezanton Golf R më të fuqishmin ndonjëherë
V

Volkswagen prezanton Golf R më të fuqishmin ndonjëherë

Volkswagen është në përgatitje të një versioni të ri dhe të veçantë të modelit Golf R, që do të shënojë 25-vjetorin e divizionit sportiv “R”. Ky model do të jetë Golf-i më i fuqishëm ndonjëherë, pasi do të pajiset me motorin legjendar 2.5 litra turbo me pesë cilindra  i njëjti që përdoret në Audi RS3.

Ky motor, i njohur për performancën e tij të jashtëzakonshme dhe tingullin karakteristik, pritet të prodhojë rreth 400 kuaj fuqi, duke e bërë këtë Golf R më të shpejtë dhe më të fuqishëm se çdo version para tij. Në Audi RS3, i njëjti motor i mundëson përshpejtim nga 0 në 100 km/h për vetëm 3.8 sekonda  një nivel performance që e afron Golf-in me makinat supersportive, shkruan autocar, transmeton AutoPortali.

Kjo është hera e parë që motori me pesë cilindra vendoset në një Golf R, dhe pritet të sjellë ndryshime të thella në pezullim, frenim dhe aerodinamikë për të përballuar fuqinë shtesë. Priten gjithashtu elemente dizajni të reja, përfshirë grila më të mëdha, difuzor të ri dhe spoiler sportiv.

Golf R i ri me pesë cilindra do të jetë modeli i fundit i kësaj linje me motor tërësisht me benzinë, përpara se VW të kalojë plotësisht drejt elektrifikimit. Modeli pritet të debutojë në vitin 2027, për të përkuar me 25-vjetorin e divizionit “R”, dhe do të prodhohet në një numër të kufizuar.

Ky është një homazh për pasionin e vjetër të drejtimit, i cili në një epokë elektrike po bëhet gjithnjë e më i rrallë.

TË FUNDIT