Volkswagen Tayron është modeli më i ri SUV i madhësisë së mesme që zëvendëson versionin Allspace të Tiguan, duke ofruar dizajn modern, motor hibrid plug-in dhe opsion me shtatë ulëse.
I pozicionuar ndërmjet Tiguan dhe Touareg, Tayron sjell teknologji të avancuar dhe komoditet të lartë për familje apo udhëtarë të kërkueshëm, shkruan Hak, transmeton AutoPortali.
Me një bateri 25.7 kWh dhe autonomi elektrike deri në 117 km, sistemi plug-in hibrid ofron efikasitet dhe performancë të balancuar. Motori 1.5 litra turbo dhe transmisioni automatik DSG sigurojnë vozitje të qetë dhe të fuqishme. Kabina moderne përfshin ekrane digjitale dhe sedilje ergonomike, ndërsa bagazhi me kapacitet 885 litra plotëson kërkesat për hapësirë.
Tayron kombinon stilin dhe prakticitetin me ndjesinë premium në vozitje një alternativë e fuqishme për ata që kërkojnë më shumë se një SUV standard.



