Volvo po theshton standardet e sigurisë automobilistike me hedhjen në treg të rripit të ri “multi‑adaptive safety belt”, teknologjia e parë në botë që përshtatet në kohë reale me trupin e pasagjerit dhe natyrën e përplasjes. Ai debuton në SUV-in elektrik Volvo EX60, që pritet të dalë në treg në vitin 2026.
I pajisur me një rrjet sensorësh të brendshëm dhe të jashtëm, sistemi merr të dhëna real‑time mbi drejtimin, shpejtësinë, pozicionin dhe tiparet fizike të pasagjerit (si psh. gjatësi, peshë, formë trupi), për të përcaktuar tensionin optimal të rripit gjatë një aksidenti.
Për pasagjerë me trup më të madh, tretmani është më i fortë për të shmangur lëndime në kokë; për ata më të vegjël, tensioni ulet për të minimizuar rrezikun e frakturave të brinjëve, shkruan AutoWeek.

Ndryshe nga rripat tradicionale që ofrojnë vetëm 3 profile të tensionimit, sistemi i ri ka 11 profile të ndryshme, duke e bërë përvojën më personalizuese dhe të saktë për çdo lloj përdoruesi dhe situatë trafiku, transmeton AutoPortali.
Teknologjia funksionon në sinergji me sistemet ekzistuese të sigurisë, si airbags dhe ndihmës drejtuesi dhe aftësia për përmirësime përmes përditësimeve over-the-air (OTA) e bën atë alternativa më e fuqishme për mbrojtje të përhershme dhe evoluese.
“Sistemi i parë në botë me këtë lloj adaptimi është një hap tjetër përpara për sigurinë automobilistike. Ne shfrytëzojmë të dhënat në kohë reale për të shpëtuar miliona jetë njerëzish më shumë”, tha Åsa Haglund, drejtuese e Qendrës së Sigurisë te Volvo.
Volvo ka ndërtuar mbi një trashëgimi 50-vjeçare sigurie dhe një bazë të dhënash me mbi 80,000 të përfshirë në aksidente reale, për të rritur inteligjencën e sistemit. Kjo nga rripi tre-pikësh që shpiku në vitin 1959 deri te kjo teknologji e fundit çdo përparim synon të ruajë jetë. /AutoPortali




