Wolff i bindur që Mercedes do të kthehet fuqishëm
W

Wolff i bindur që Mercedes do të kthehet fuqishëm

Mercedes nuk a ka fituar asnjërën nga dy garat e para të kampionatit të sivjetmë në Formula 1, madje ewis Hamilton dhe George Russell nuk u gjendën as në podium në Bahrein dhe Arabinë Saudite.

Mirëpo, drejtori i Mercedese, Toto Wolff është i bindur se Mercedes do të kthehet sërish konkurrues këtë sezon. Team Principal mendon se presioni i shtuar nuk do të ndihmojë askënd në skuadrën e tij.

Sipas tij problemet me performancën e dobët lidhen me fizikën dhe jo mungesën e motivimit, përpjekjeve apo energjive. Wolff e pranoi se në Arabinë Saudite, Mercedes u ndje në vështirësi në kthesat e shpejta dhe në sektorët e DRS.

Shqetësim që rritet për shkak se inxhinierët nuk po gjejnë lidhje mes pistës dhe të dhënave teknike që kanë grumbulluar. Drejtuesi i Mercedes e di se është ende herët për të lënë pas Verstappen dhe Red Bull por objektiv është kthimi në luftën për një vend në podium.

Gara e tretë sezonale do të zhvillohet në Australi në datat 23 dhe Mars. Ajo do të transmetohet në Eurnews Albania dhe IN Radio në 105.7 mhz.

TË FUNDIT