Xhaka i thotë disa fjalë për Shaqirin
X

Xhaka i thotë disa fjalë për Shaqirin

Përfaqësuesja e Zvicrës barazoi 1:1 me Skocinë në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve të EURO 2024.

Granit Xhaka pas ndeshjes tha se bashkëlojtarët e tij janë shumë të rinj dhe ende u duhet kohë për t’u mësuar me ndeshje të tilla.

Xhaka gjithashtu foli edhe për Shaqirin, për të cilin ka fjalë shumë të mëdha.

“Kemi gjetur zgjidhje, por fatkeqësisht edhe një herë nuk arritëm të vlerësojmë mundësitë. Djemtë janë të rinj dhe ende mund të mësojnë. Shaqiri nuk është një sulmues, nuk është as një 9-sh fals, ai është vetëm Shaqiri. Ai kë një këmbë të majtë që pak njerëz e kanë. Nëse kemi nevojë për të, ai është këtu”, u shpreh Granit Xhaka pas ndeshjes.

Kujtojmë që golin e barazimit për “Helvetikët” e shënoi mesfushori shqiptar, Xherdan Shaqiri.

TË FUNDIT