Xhaka me mesazh për Arsenalin
X

Xhaka me mesazh për Arsenalin

Mesfushori kosovar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka ka treguar se ende e shikon Arsenalin, pavarësisht kalimit te Bayer Leverkusen.

Xhaka u largua nga Arsenali pas plot shtatë viteve me klubin, dhe tani është pjesë e Bayer Leverkusenit, me të cilin ende nuk dinë për humbje këtë sezon.

“Sigurisht që e pamë rezultatin e Liverpoolit kundër Cityt. Sigurisht, ju jeni të lumtur për ish-klubin tek i cili kalove shtatë vite të bukura. Ata po bëjnë një punë të mirë, duke fituar tetë nga tetë ndeshjet e fundit. Vetëm vazhdoni”, tha Xhaka.

TË FUNDIT