Bayer Leverkusen ka vazhduar serine fantastike të rezultateve, duke e mposhtur Wolfsburgun me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 25-të të Bundesligës.
Nathan Tella dhe Florian Wirtz shënuan për fitores e skuadrës së Xabi Alonsos, ndërsa Granit Xhaka pati paraqitje të jashtëzakonshme.
Mesfushori shqiptar luajti 90 minuta dhe pati 174 prekje të topit.
Edhe sa i përket pasimeve ai ishte i jashtëzakonshëm, pasi nga 165, ai në 161 ishte i saktë, një numër shumë i madh që rrallë arrihet në futbollin modern. Madje 87 nga 89 i kishte në fushën e kundërshtarit, rekord që nuk e ka arritur asnjë lojtar asnjëherë nga sezoni 2015/16.
Xhaka kishte po ashtu dy gjuajtje në kuadrat dhe dy spastrime nga zona, ndërsa shtoi edhe tri pasime kyçe për bashkëlojtarët.
Bayer Leverkusen mori fitoren e 21-të në Bundesliga, ndërsa ka 67 pikë, dhjetë më shumë se sa Bayern Munich.