Yamal vazhdon shëlqimin, “tall” rivalin italian (VIDEO)
Y

Yamal vazhdon shëlqimin, “tall” rivalin italian (VIDEO)

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal ka vazhduar me paraqitje të përkryera edhe në ndeshjen e mbrëmshme (e enjte) ndaj Italisë.

Spanja shënoi fitoren e dytë në grupet e EURO 2024, pasi pas Kroacisë (3:0), mposhti edhe Italinë me rezultat 1-0.

Njëri nga lojtarët më të mirë për “La Roja” padyshim se ishte 16-vjeçari i talentuar i Barcelonës, Lamine Yamal.

Ai ishte i papërmbajtshëm me driblimet dhe depërtimet e tij në krahun e djathtë të sulmit.

‘Viktimë” e yllit spanjoll në një rast ishte kapiteni i Romës, Lorenzo Pellegrini, i cili përdori një shtrirje për t’ia marr topin.

Megjithatë, italiani përfundoi i dribluar keq dhe i turpëruar pas një lëvizje mahnitëse në stilin ‘ruletë’.

TË FUNDIT