E ardhmja e mesfushorit të ri të Barcelonës, Fermín López, mbetet e paqartë, teksa klubi katalunas po shqyrton mundësinë e shitjes së tij gjatë afatit kalimtar veror.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se në rast të një oferte që varion nga 60 deri në 70 milionë euro, drejtuesit e Barcelonës janë të gatshëm të ulen në tavolinë, transmeton AutoPortali.
22-vjeçari nuk e ka të sigurt vendin në formacionin titullar, ku trajneri preferon treshen e mesfushës Frenkie de Jong, Pedri dhe prurjen e re të përfolur, Dani Olmo.
Ndërkohë, edhe Gavi gëzon më shumë besim në hierarkinë teknike.
Megjithatë, Fermín vjen nga një sezon shumë pozitiv në aspektin individual.
Në pak më shumë se 2000 minuta të luajtura, ai regjistroi 8 gola dhe 10 asistime, duke qenë një nga lojtarët më efikasë në skuadër, përkundër hapësirave të kufizuara.
Forma e tij ka ngjallur interes në disa prej klubeve të mëdha evropiane, ndërsa Barcelona – që është në nevojë për të balancuar financat dhe për të ndërtuar skuadrën rreth boshtit të ri – mund ta shfrytëzojë këtë mundësi për një shitje të leverdishme.