Ylli i NBA-së, Deandre Ayton, është arrestuar të martën në Aeroporti Ndërkombëtar Lynden Pindling në Bahamas, nën dyshimet për posedim të marijuanës.
Sipas raportimeve të fundit nga mediat lokale, basketbollisti i Los Angeles Lakers u ndalua nga autoritetet në vendlindjen e tij gjatë qëndrimit në aeroport.
Burime pranë hetimit kanë bënë të ditur se ai u mor në pyetje nga policia pas kontrollit rutinë, ndërsa më pas është liruar.
Megjithëse Bahamas ka ndërmarrë hapa në vitet e fundit drejt legalizimit të marijuanës për qëllime mjekësore dhe përdorime të caktuara fetare, posedimi i saj për qëllime rekreative vazhdon të mbetet i paligjshëm sipas ligjeve në fuqi në vend.
Deri më tani, as Policia e Bahamas dhe as përfaqësues të klubit Los Angeles Lakers nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me arrestimin e Aytonit.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë më shumë informacion mbi këtë çështje që ka tërhequr vëmendjen e mediave sportive ndërkombëtare. /AutoPortali



