Zbulohet arsyeja e largimit të Helmut Markos nga Red Bull
Z

Zbulohet arsyeja e largimit të Helmut Markos nga Red Bull

Helmut Marko ka konfirmuar se do të largohet nga projekti i Red Bull në Formula 1 në fund të vitit, duke thënë se humbja e titullit të 2025 nga Max Verstappen ishte një nga arsyet kryesore. Pas një sezoni të vështirë dhe një rikthimi të madh që megjithatë përfundoi me humbjen e kampionatit me vetëm dy pikë, Marko tha se pas garës finale “ndjeu se diçka ishte humbur”.

82-vjeçari, që ka qenë pjesë e Red Bull për 25 vjet dhe një figurë kyçe në karrierat e Sebastian Vettel dhe Max Verstappen, theksoi se vendimi ishte i tij dhe se rregulloret e reja të 2026-s e bënin momentin ideal për t’u tërhequr.

Ai shtoi se largimi u vendos në mënyrë miqësore me drejtuesit e Red Bull dhe se pati një bisedë emocionale me Verstappenin, i cili u shpreh i befasuar nga lajmi. Marko gjithashtu hodhi poshtë thashethemet se inxhinieri i njohur Gianpiero Lambiase mund të largohet.

Red Bull, që nga hyrja në F1, ka fituar 14 tituj botërorë dhe 130 gara, duke tejkaluar pritshmëritë fillestare.

TË FUNDIT