Kylian Mbappe është gjithnjë e më afër Real Madridit. Pavarësisht se është vetëm 25 vjeç, ai është një nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror.
Kalimi te spanjollët shihet si i sigurt nga mediat, me detajet përfundimtare që mbeten për t’u zbuluar.
Madje, këto të fundit kanë shkuar edhe më tej, teksa kanë zbuluar edhe numrin që Mbappe do të mbajë në fanellë.
Duke iu referuar ‘AS’, francezi do veshë uniformën me numrin 9-të te Real Madrid, duke marrë përsipër trashëgiminë e Karim Benzema. Mbi të gjitha, Mbappe shihet si një opsion për t’u përdorur si sulmues pykë tek spanjollët.
Një tjetër arsye pse Mbappe ka zgjedhur numrin është, sepse fanella numër 7 në Madrid i përket Vinicius Jr, një prej protagonistëve kryesorë të klubit.
Nga numrat bosh të fanellave të klubit aktualisht, numri 9 mund të jetë opsioni më i mirë i Mbappe dhe lojtari duket se ka pranuar të njëjtën gjë. Një tjetër alternativë do ishte edhe numri 10-të, i njëjtë me atë që mban tek kombëtarja franceze dhe që do lihet bosh pas largimit të Luka Modric.