Sfida Serbi-Shqipëri do të luhet në Beograd, jo në Leskovac si ishte përfolur më parë, për të shmangur tensionet e derbit ballkanas.
Federata e Futbollit të Serbisë konfirmoi se ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës kundër Anglisë më 9 shtator dhe Shqipërisë më 11 tetor do të zhvillohen në stadiumin “Rajko Mitić” në Beograd.
Ndërsa ndeshja e fundit kundër Letonisë do të luhet në stadiumin “Dubočica” në Leskovac. Pas analizave dhe konsultimeve me UEFA, u vendos që “Rajko Mitić”, stadiumi më i madh në vend, të sigurojë kushte optimale për ndeshjet e rëndësishme, transmeton AutoPortali.
Më 14 tetor 2014, ndeshja Serbi-Shqipëri në Beograd u ndërpre pas hedhjes së flakadanëve dhe objekteve nga tifozët serbë, si dhe pas futjes së dronit me flamurin e Shqipërisë etnike në stadium.
Federata e Serbisë fton tifozët të mbushin stadiumin dhe të mbështesin ekipin kombëtar në përpjekjet për kualifikim në Kupën e Botës 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Ata shpresojnë për një ndeshje të suksesshme në Leskovac më 16 nëntor kundër Letonisë, ku trajneri Stojkoviq dhe lojtari ndihen si në shtëpi.
Kombëtarja e Serbisë ka luajtur dy ndeshje kualifikuese, duke marrë katër pikë: një barazim 0:0 në Tiranë ndaj Shqipërisë dhe fitore 3:0 ndaj Andorrës në Leskovac.