Zhegrova me një tjetër sukses të veçantë
Z

Zhegrova me një tjetër sukses të veçantë

Ylli kosovar i futbollit, Edon Zhegrova po vazhdon të shkëlqejë me paraqitjet te skuadra franceze Lille.

Zhegrova, së fundi është zgjedhur edhe në formacionin e javës në Ligën e Konferencës.

Sipas SofaScore, ylli kosovar u vlerësua me notën 8.0.

Zhegrova pati paraqitje fantastike me Lille në fitoren në udhëtim ndaj Sturm Graz, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Konferencës.

Ai e shënoi golin e tretë për mysafirët nga një pozitë tejet e vështirë.

TË FUNDIT