Zvicra – Hungaria, pa befasi
Z

Zvicra – Hungaria, pa befasi

Zvicra ka shënuar fitore ndaj Hungarisë me rezultat 3-1 në ndeshjen e parë të Grupit A në kuadër të EURO 2024.

Helvetët e nisën shumë mirë ndeshjen, duke arritur të shënojë që në minutën e 12-të, kur Kwadwo Duah shënoi për 1-0.

Kur pritej të mbyllej pjesa e parë, në skenë doli Michel Aebischer, i cili me një gjuajtje të bukur shënoi për 2-0.

Edhe pjesa e dytë nisi më mirë për zviceranët që rrezikuan me Duah dhe Vargas, por në të dyja rastet Gulacsi ishte në vend.

Ndeshja u rihap në minutën e 66-të, kur Dominik Szobodzlai asistoi te Barnabas Varga që shënoi për 2-1.

Granit Xhaka ishte afër të shënonte në fillimin e kohës shtesë, por gjuajtja e tij me kokë u ndal nga portieri hungarez.

Krejt në fund në skenë doli Breel Embolo që me një gjuajtje të bukur shënoi për 3-1.

Zvicra dhe Gjermania kanë nga tri pikë, ndërsa Skocia dhe Hungaria janë pa pikë në Grupin A.

TË FUNDIT