Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 73 aksidente, 29 me të lënduar dhe 44 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar mbi 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës:
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 29 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 44 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2661 |
| Persona të arrestuar | 49 |
| Persona në mbajtje | 9 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 5 |



