Të enjten në Prizren ka ndodhur një aksident mes dy çiklistëve.
Si pasojë e kësaj, të dy drejtuesit e biçikletave kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren. Më pas njëri prej tyre u lirua nga spitali, ndërsa tjetri u dërgua në QKUK për të vazhduar tretmanin.
“Rr. Nijazi Alishani, Prizren / 19.06.2025 – 18:10. Ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy biçikletave me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy drejtuesit dhe janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren dhe pastaj viktima është liruar, ndërsa drejtuesi tjetër-i dyshuari është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, transmeton AutoPortali.




