Presidenti i klubit FCSB-së, Gigi Becali ka folur për mediat rumune pas fitores së djeshme ndaj skuadrës së Gjilanit, FC Drita ,në fazën e tretë kualifikuese në Europa League.
Becali para ndeshjes ndaj kampionit të Kosovës, kishte dhënë komente negative për klubet kosovare, ndërsa tani pas ndeshjes, ndryshon fjalët e tij, transmeton AutoPortali.
“Më parë mburresha, por tani pas asaj që ndodhi me Shkëndijën, nuk do ta them më kurrë. Shkëndija ishte vërtet e dobët. Drita nuk është aq e dobët…”, u shpreh Becali, i pyetur për gjasat e kualifikimit.
FC Drita pësoi humbje mbrëmë ndaj FCSB-së me rezultat 3-2, ndërsa skuadra kosovare u tregua skuadër me karakter ku luftuan deri në minutat e fundit të ndeshje, mirëpo në fund, fati nuk ishte në anën e tyre, ku në minutën e fundit të shtesë, pësoi gol nga skuadra rumune.
Megjithatë, trajneri i Dritës, Zekrijia Ramadani, pas ndeshjes u deklaruar se në Prishtinë, skuadra rumune nuk do të arrijë të shënojë gol, vetëm të pësoi gol.
Siç duket “lufta” në ndeshjen kthyese në stadiumin “Fadil Vokrri” të enjten më 14 gusht, do të jetë një ndeshje e zjarrtë ku çdo top, pasim apo taktik do të llogaritet deri në pikën e fundit. /AutoPortali



