Lionel Messi lëndohet në ndeshjen ndaj Necaxas, Inter Miami jep detajet zyrtare
L

Lionel Messi lëndohet në ndeshjen ndaj Necaxas, Inter Miami jep detajet zyrtare

Ylli argjentinas Lionel Messi ka pësuar një lëndim të lehtë muskulor gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës mes Inter Miamit dhe Necaxas. Kapiteni i Inter Miami-t u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 11-të të takimit, pas një shqetësimi në këmbën e djathtë.

Klubi amerikan ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se Messi ka kaluar teste mjekësore, të cilat kanë zbuluar një dëmtim të lehtë muskulor, shkruan AutoPortali.

“Leja e tij mjekësore do të varet nga progresi klinik dhe reagimi ndaj trajtimit”, thuhet në deklaratë.

Megjithatë, edhe pa praninë e kapitenit të tyre, Inter Miami arriti të triumfojë ndaj Necaxas përmes penalltive, duke siguruar kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit. Mbetet të shihet nëse Messi do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme.

TË FUNDIT