Mot me diell dhe vranësira
M

Mot me diell dhe vranësira

Të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira. Në orët e hershme të mëngjesit dhe pasdite priten rrebeshe të izoluara shiu në zona të caktuara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Sipas MeteoKosova, era do të fryjë nga drejtimi i veriut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-51 km/h, transmeton AutoPortali.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 26 deri në 30°C.

TË FUNDIT