Nora Gjakova zgjidhet në Komisionin e Sportistëve të IJF-së
N

Nora Gjakova zgjidhet në Komisionin e Sportistëve të IJF-së

Xhudoja kosovare ka shënuar një tjetër sukses ndërkombëtar, këtë herë jashtë tatamit. Nora Gjakova, kampione olimpike nga Tokio 2020, është përzgjedhur anëtare e Komisionit të Sportistëve të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), transmeton AutoPortali.

Emërimi i saj u bë me propozim të Komitetit Ekzekutiv të IJF-së, ndërsa mandati katërvjeçar ka hyrë në fuqi që nga e enjtja. Lajmi u konfirmua përmes një letre zyrtare nga presidenti i IJF-së, Marius Vizer, dërguar Federatës së Xhudos së Kosovës dhe vetë Gjakovës.

“Përvoja juaj si sportiste do të jetë shumë e çmueshme për Komisionin e Sportistëve, i cili luan një rol kyç në zhvillimin e xhudos dhe në përfaqësimin e zërit të sportistëve”, shkroi Vizer, duke e cilësuar Norën si përfaqësuese të denjë të komunitetit të xhudistëve.

Kjo përzgjedhje konfirmon edhe një herë pozitën e lartë të xhudos kosovare në skenën ndërkombëtare. Përveç Norës, Agron Kuka është anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Unionit Evropian të Xhudos, ndërsa trajneri Driton Kuka bën pjesë në Komisionin e Trajnerëve të po këtij Unioni dhe në grupin elitar që punon për reformimin e rregullave të sportit.

Gjakova, e cila ka fituar medalje të arta, të argjendta e të bronzta në nivel olimpik, botëror dhe evropian, pritet të ketë rol aktiv në përfaqësimin e interesave të sportistëve në nivel global.

TË FUNDIT