Shpëto makinën nga temperaturat e larta, bëje këtë kontroll sot
S

Shpëto makinën nga temperaturat e larta, bëje këtë kontroll sot

Drejtuesit e automjeteve në Mbretërinë e Bashkuar janë paralajmëruar të bëjnë një kontroll të domosdoshëm në veturat e tyre, pasi temperaturat në vend kanë filluar të rriten ndjeshëm dhe një valë e të nxehtit pritet të godasë këtë fundjavë.

Ky kontroll i thjeshtë mund të parandalojë mbinxehjen e veturës në vapën përvëluese dhe t’ju kursejë mijëra euro në riparime të mundshme.

Kontrolloni lëngun ftohës të motorit

Nëse niveli i lëngut ftohës (coolant) është i ulët, automjeti juaj mund të mbinxehet shumë shpejt. Edhe pse makinat nuk konsumojnë më shumë coolant gjatë temperaturave të larta, mungesa e tij e bën motorin më të ndjeshëm ndaj mbinxehjes.

Kur e mbushni sistemin me coolant, motori duhet të jetë i fikur – kjo për sigurinë tuaj. Më pas, mbusheni rezervuarin deri te shenja “full” ose “max”.

Nëse motori juaj mbinxehet, kostoja për ta riparuar mund të jetë jashtëzakonisht e lartë. Prandaj ky kontroll i thjeshtë mund t’ju kursejë shumë para.

Në rast mbinxehjeje:

  • Ndaloni makinën sa më shpejt që të jetë e sigurtë.

  • Aktivizoni dritat emergjente dhe nxirrni të gjithë pasagjerët jashtë.

  • Nëse është e mundur, hapni kapakun e motorit dhe qëndroni larg në rast se del avull i nxehtë.

  • Lëreni makinën të ftohet për të paktën 30 minuta.

Kujdes edhe për presionin e gomave dhe vajin e motorit

Temperaturat e larta ndikojnë edhe në presionin e gomave. Nxehtësia bën që ajri brenda gomave të zgjerohet, duke rritur presionin. Kjo mund të shkaktojë konsum më të shpejtë të gomave dhe dëm në sistemin e pezullimit – riparime që kushtojnë shtrenjtë.

Gjithashtu, disa lloje vajrash motori mund të humbasin viskozitetin në të nxehtë, ndaj rekomandohet ndërrimi i tyre gjatë periudhave me temperatura ekstreme.

Temperaturat po thyen rekorde – dhe do të rriten edhe më shumë

Dje, sipas The Sun, Britania shënoi ditën më të nxehtë të vitit deri tani, me 32.2°C në pjesën juglindore të vendit. Për të cilësuar një periudhë si valë të nxehti, temperaturat duhet të tejkalojnë një prag të caktuar për të paktën tre ditë radhazi – 25°C në veri dhe perëndim të Anglisë, dhe 30°C në jug.

Meteorologët parashikojnë që fundjava do të sjellë temperatura deri në 33°C në juglindje të vendit, ndërsa sot priten deri në 29°C në disa rajone – duke nxitur mijëra britanikë të vërshojnë nëpër plazhe për t’u freskuar.

Nëse makina juaj mbinxehet – mos harroni: fikeni, hapni kapakun dhe prisni gjysmë ore që të ftohet! /AutoPortali

TË FUNDIT