111 aksidente brenda një dite, 47 të lënduar
1

111 aksidente brenda një dite, 47 të lënduar

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 111 aksidente, 47 me të lënduar dhe 64 me dëme materiale,  përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar rreth 2 mijë tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 22 persona, 14 në mbajtje, ndërsa një në vuajtje të dënimit.

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 47
Aksident trafiku  me dëme materiale 64
Tiketa trafiku të shqiptuara 1827
Tiketat e shqiptuara në bazë të ligjit Covid – 19 0
Persona të arrestuar 22
Persona në mbajtje 14
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 1

TË FUNDIT