Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.
Sipas raportit janë shënuar 97 aksidente, 35 me të lënduar dhe 62 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.
Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 389 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.
Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 14 persona, 8 në mbajtje, ndërsa asnjë në vuajtje të dënimit./AutoPortali
| Aksident trafiku me fatalitet | 0 |
| Aksident trafiku me të lënduar | 35 |
| Aksident trafiku me dëme materiale | 62 |
| Tiketa trafiku të shqiptuara | 2389 |
| Persona të arrestuar | 14 |
| Persona në mbajtje | 8 |
| Persona në ndalim policor | 0 |
| Persona në vuajtje të dënimit | 0 |




