87 aksidente brenda 24 orëve, 35 me të lënduar
8

87 aksidente brenda 24 orëve, 35 me të lënduar

Policia e Kosovës, ka publikuar të dhënat ditore për ngjarjet e ndodhura në 24 orët e fundit.

Sipas raportit janë shënuar 87 aksidente, 34 me të lënduar dhe 52 me dëme materiale, përcjell AutoPortali.

Gjatë kësaj periudhe, gjithashtu janë shqiptuar edhe 2 mijë e 560 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të veprimeve policore, gjithashtu janë arrestuar 35 persona, 20 në mbajtje, ndërsa pesë të tjerë në vuajtje të dënimit./AutoPortali

Aksident trafiku me fatalitet 0
Aksident trafiku  me të lënduar 35
Aksident trafiku  me dëme materiale 52
Tiketa trafiku të shqiptuara 2560
Persona të arrestuar 35
Persona në mbajtje 20
Persona në ndalim policor  0
Persona në vuajtje të dënimit 5

TË FUNDIT