Dy skuadra italiane interesohen për Berishën
D

Dy skuadra italiane interesohen për Berishën

Etrit Berisha nuk u aktivizua asnjë minutë në Kampionatin Evropian me Shqipërinë, por pavarësisht këtij fakti, për shërbimet e tij janë interesuar dy skuadra italiane.

Spezia kërkon një portier me eksperiencë dhe ka vënë në shënjestër “gardianin” shqiptar.

Klubi që militon në Serinë B po intensifikon kontaktet me Etrit Berishën, që aktualisht është lojtar i lirë, i freskët nga Kampionati Evropian me Shqipërinë e tij dhe nga sezoni me Empolin në Serie A.

Një portier me besueshmëri të madhe dhe performancë të shkëlqyer bazuar në përvojën e tij 35 vjeçare.

Por Berishën e kërkon edhe një klub i Serisë A.

Leçe është e gatshme t’i ofrojë Berishës mundësinë që të qëndrojë në elitën e futbollit italian, por jo fanellën titullare. E ardhmja e portierit kuqezi do të vendoset në ditët në vijim.

TË FUNDIT