Barcelona e ka humbur për një kohë të gjatë portierin Marc Andre Ter Stegen për shkak se ai pësoi një lëndim të rëndë në ndeshjen kundër Villarrealit.
Drejtuesit katalanas kanë nisur të shikojnë për një zëvendësues dhe kanë hedhur sytë nga portierët që janë pa kontratë.
Në listën e publikuar nga media pranë klubit “Mundo Deportivo”, bën pjesë edhe portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha.
35-vjeçari mbylli aventurën tek Empoli dhe ka mbetur pa kontratë, ndërsa është në kërkim të një aventure të re. Berisha ka eksperiencë të madhe dhe do ishte zgjedhje e rëndësishme për një sezon. Bashkë me të, në listë janë edhe emra të tjerë të mëdhenj, si Keylor Navas, Loris Karius, Tomas Kubek dhe Edgar Badia.



