Agjencia Tatimore e Kosovës ka mbledhur rreth 950 milion euro në tatime, nga janari deri në dhjetor të këtij viti, përcjell AutoPortali.
Këtë e bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së, Ilir Murtezaj, në një konferencën përmbyllëse të vitit, duke theksuar se në krahasim me periudhën e njëjtë të viti të kaluar ka rritje për 100 milion euro apo rreth 12 %, në raport me vitin paraprak.
Ai ka thënë se këtë vit është rritur edhe pagesa e tatimeve nga ana e këngëtarëve e cila ka arritur në vlerën e mbi 3.2 milion euro.
Po ashtu, sa i përket sektorit të gastronomisë, ai ka thënë se tatimet e mbledhura për këtë vit nga ta është mbi 30 milion euro.
Ai ka thënë se për 25 vite ATK ka mbledhur 8.3 miliard euro./AutoPortali/



