Nga shira drejt temperaturave të larta, si pritet të ndryshojë moti në Irlandë?
N

Nga shira drejt temperaturave të larta, si pritet të ndryshojë moti në Irlandë?

Irlanda po përballet me kushte të paqëndrueshme atmosferike, me reshje të dendura shiu dhe mot të vranët që do të vazhdojnë gjatë gjithë kësaj jave, transmeton AutoPortali.

Sipas shërbimit meteorologjik Met Éireann, moti pritet të mbetet me erë dhe lagështi deri në fundjavë, me temperatura disa gradë mbi mesataren sezonale, pavarësisht shirave

Sot, 26 qershor, dita nisi me intervale me diell dhe reshje të herëpashershme, por pasditja do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje të lehta që do të shtrihen drejt lindjes. Temperaturat do të lëvizin mes 15 dhe 20 gradë Celsius.

E premtja sipas The Sun pritet të jetë me më pak reshje se sa parashikohej fillimisht, veçanërisht në Dublin dhe në pjesën lindore, ku janë të mundshme intervale me diell, gjë që është lajm i mirë për koncertet që mbahen gjatë mbrëmjes.

E shtuna do të sjellë reshje të dobëta, kryesisht në juglindje, ndërsa veriperëndimi dhe pjesë të Ulsterit mund të kenë intervale me diell dhe reshje të izoluara. Temperaturat do të arrijnë deri në 22°C.

E diela pritet të fillojë me reshje shiu në veri, por pasdite parashikohet përmirësim me mot më të kthjellët dhe temperatura që do të shkojnë deri në 23°C.

Sipas kanalit Donegal Weather, fundjava e parë e korrikut mund të sjellë një tjetër valë të ngrohtë, me temperatura më të larta dhe kushte më të thata, ndërsa modelet meteorologjike fillojnë të tregojnë shenja pozitive për kthimin e motit të mirë gjatë javës së dytë të korrikut. /AutoPortali/

TË FUNDIT