Kampionati Esports në Kosovë, Serbia refuzon pjesëmarrjen
K

Kampionati Esports në Kosovë, Serbia refuzon pjesëmarrjen

Ekipi i Serbisë nuk do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian të Esports që mbahet në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë, nga e mërkura deri të dielën.

Në ngjarje do të marrin pjesë 25 shtete, por Serbia u tërhoq në momentet e fundit, përcjell AutoPortali.

Kryetari i Federatës Esports Kosova, Altin Preniqi, tha se organizimi i këtij Evropiani është një moment historik për Kosovën, duke theksuar se vendi do të jetë mikpritës për pesë ditë.

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani, bëri të ditur se Kosova ka garantuar mjedis të barabartë dhe të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa kritikoi vendimin politik të Serbisë për të mos lejuar pjesëmarrjen e sportistëve të saj.

Në konferencë folën edhe presidenti i Federatës Evropiane të Esports, Karol Cagan, sekretari i Federatës Ndërkombëtare të Esporteve, Boban Totovski, dhe lojtari kosovar Flatron Halimi.

 

TË FUNDIT