Sot fillon Kampionati Evropian i Esports në Kosovë
S

Sot fillon Kampionati Evropian i Esports në Kosovë

Sot në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë ka nisur zyrtarisht Kampionati Evropian i Esports, një prej ngjarjeve më të mëdha në kontinentin evropian për sportet elektronike.

Ky kampionat do të zgjasë deri më 13 korrik dhe po zhvillohet për herë të parë në Kosovë.

Në këtë edicion po marrin pjesë 36 ekipe nga 24 shtete të Evropës, të cilat do të garojnë në tri disiplina kryesore, Counter-Strike 2 (CS2), CS2 Women dhe Dota 2.

Kosova jo vetëm që është vendi mikpritës i kampionatit, por gjithashtu do të përfaqësohet me ekipet e saj kombëtare në të tri kategoritë, duke shënuar një pjesëmarrje historike në nivel evropian, përcjell Autoportali.

Kampionati po organizohet nga Federata Esports e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, si dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ky event pritet të sjellë jo vetëm një atmosferë garuese dhe emocionuese për adhuruesit e sporteve elektronike, por edhe të kontribuojë në promovimin e Kosovës si destinacion për ngjarje ndërkombëtare të teknologjisë dhe inovacionit. /AutoPortali

 

TË FUNDIT