Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në malin e Moravës, pjesë e fshatit të Dishnicës në Shqipëri.
Flakët fillimisht kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre, por në afërsi ndodhet pylli dhe ka depërtuar edhe brenda tij, raporton ABC News.
Sipas informacioneve, zjarri mendohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa policia ka shoqëruar një person në komisariat, përcjell AutoPortali.
Personi i shoqëruar dyshohet se këtë vepër e kishte bërë edhe më parë dhe se mund të jetë me probleme të shëndetit mendor.



