Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e fshatrave në Delvinë pas zjarreve
M

Ministria e Mbrojtjes urdhëron evakuimin e fshatrave në Delvinë pas zjarreve

Ministria e Mbrojtjes ka urdhëruar evakuimin e menjëhershëm të banorëve në tre fshatra të Bashkisë Delvinë, për shkak të përhapjes së zjarreve dhe rrezikut që paraqesin për jetën dhe pronën.

Fshatrat Palavli, Vergon dhe Kopaçëz janë në alarm, ndërsa strukturat e Mbrojtjes Civile i bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin udhëzimet e emergjencave dhe të bashkëpunojnë me autoritetet lokale dhe Policinë, shkruan AutoPortali.

Në zonë janë angazhuar dy helikopterë të Forcës Ajrore, të cilët po operojnë për shuarjen e flakëve nga ajri. Ndërkohë, dy helikopterë të tjerë janë vendosur në operacion në qarkun Berat–Dimal, ku situata mbetet po ashtu problematike.

Autoritetet janë në gatishmëri të plotë për të minimizuar dëmet dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonat e banuara./AutoPortali

TË FUNDIT