Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri, 17 prej tyre vijojnë ende aktive, 6 janë nën monitorim, ndërsa 11 janë shuar plotësisht, tranmeton AutoPortali.
Situata sipas zonave:
Parku Kombëtar i Lurës – Dy vatra të mëdha pranë Fushe së Pelës dhe Gurë‑Lurës; shkatrrojnë sipërfaqe të mëdha pyjore mbi Fushën e Pllajës dhe fshatin Sinë të Arrasit. Mbi 54 forca operacionale në terren.
Zall Gjoçaj (Mat) – Zjarri shtrihet në sipërfaqe mbi 14 km, në tre drejtime: Mas Deja, Qafa e Tollës dhe Fushë Kuqe. Zgjerohet angazhimi: 54 forcë sot, dhe do të mbërrijnë edhe 30 forca të FA-se dhe 15 të vendoreve.
Qafë Buall (Bulqizë) – Zjarri përparon nga Rruga e Arbrit drejt Majës së Lepurit. Ndërhyrjet me helikopter nga Forcat Ajrore kanë frenuar përhapjen. Në terren janë rreth 130 vetë.
Kalas (Delvinë) – Zjarri, i nxitur nga era e fortë, ka zbritur drejt një lagjeje, por pa rrezik për banesat. Banorët janë evakuuar parandalueshëm. Angazhohen rreth 75 forca dhe helikopter.
Markat (Konispol) – Zjarri që u përhap drejt Shalës është izoluar falë ndërhyrjes intensive.
Piqeras dhe Sasaj (Himarë) – Natën, situata u përkeqësua dhe u evakuuan banorët. Ndërhyrje ajrore nga FA dhe avion Canadair italian (MECC) stabilizoi vatrat.
Fang (Rubik) – Terreni pjerrët me dendësi gjarpërimi është i paarritshëm për ndërhyrje tokësore.
Kulme (Rrëshen) – Situatë më e qetë, nën kontroll nga rreth 85 forca.
Dishnicë (Korçë) – Aktiv është zjarri mes Dishnicës dhe Barçit, por në bimësi të ulët dhe pa kërcënim për banesat.
Prespë (Lajthizë, Pustec) – Zjarri me intensitet të ulët është duke u shuar me rreth 100 forca.
Gjirokastër (Fushëbardhë, pranë tunelit Skërficas) – Vatra në zonë të lartë dhe të paaksesueshme. Afër 60 forca operacionale punuan për ta izoluar flakën nga zona e mbrojtur e Zhulatit.
Parku i Alpeve të Shqipërisë (Dragobi) – Zjarri në terren shkëmbor dhe me dru halor – pjesërisht i paarritshëm për ndërhyrje tokësore.
Mali i Shkëlzenit (Tropojë) – Zjarri në kullota të vështira për qasje tokësore.
Shëngjergj (Fusha e Staneve, Tiranë) – Zjarr në kullota dhe pyje, po mbahet nën kontroll dhe nuk rrezikon banesat.
Ibë (Tiranë) – Tre vatra aktive, situatë stabilizuar, zjarri i shuar 90%, ndërhyrje me helikopter Cougar.
Kuç (Vorë) – Zjarri kaloi nga Shijaku, 30 forca e shuan në krahun e Shijakut; 60 forca e menaxhojnë aktualisht në Vorë. Aksion me helikopter Cougar.
Rahovica (Malësi e Madhe) – Vatra pranë kufirit me Malin e Zi, terren pyjor i vështirë – zjarri ende aktiv.
Në monitorim: Livadhet e Peladhisë (Bulqizë), zonat Shashicë (Vlorë), pyjet e Gurakuqit (Librazhd), zona pas Malit të Lisecit (Gramsh), Strelcë (Maliq) dhe Konisbaltë (Dimal).
- Përmbledhje e forcave të angazhuara:
56 automjete zjarrfikëse - 953 forca operacionale
- 5 helikopterë nga Forcat e Armatosura
- 1 helikopter Canadair italian, përmes Mekanizmit Civil të Mbrojtjes Evropiane
Parashikimi nga IGJEO:
Reshje: të dobëta deri mesatare në Shkodër; të dobëta në shumicën e vendit
Nivel rreziku zjarri:
I LARTË për Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë, Gjirokastër
I MODERUAR për Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë
Ministria iu bën thirrje qytetarëve për kujdes maksimal, për të shmangur çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe për të raportuar menjëherë çdo vatër të dyshuar./ AutoPortali



