MFPT, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë vazhduar vizitat nëpër biznese me qëllim identifikimin e punëdhënësve që nuk deklarojnë punëtorët.
Të martën, Zëvendësministri Agon Dobruna, Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj dhe Kryeinspektori i Inspektoratit të Punës Hekuran Nikçi së bashku me ekipet e inspektorëve kanë vizituar biznese të ndryshme në sektorët e gastronomisë dhe tregtisë në Komunën e Mitrovicës.
“Gjatë këtyre vizitave janë hasur punëdhënës të cilët kishin të angazhuar punëtorë të padeklaruar dhe pa kontrata të punës. Për këto raste, ATK dhe Inspektorati i Punës kanë iniciuar procedurat përkatëse për gjobitjen e punëdhënësve në fjalë”, thuhet në njoftim.
“Fushata për identifikimin e punës së padeklaruar do të vazhdojë edhe në ditët në vijim andaj ftojmë të gjithë punëdhënësit që të veprojnë konform ligjit të ri të ATK-së përmes së cilit parashihet që punëdhënësit të deklarojnë çdo punëtor të ri, një ditë para se punëtori të fillojë punën”, përfundon njoftimi./AutoPortali/
https://www.facebook.com/MinistriaeFinancave/posts/711827821121198?ref=embed_post



